E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak pritet të miratojë sot Buxhetin e Tiranës

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës përveç projekt-buxhetit 2012 do të shqyrtojë sot shtatë projekte të reja të kryebashkiakut Lulzim Basha, që kanë të bëjnë me përpjekjet për të krijuar vende punë, për të ndërtuar një Tiranë moderne europiane, për të përmirësuar shërbimet e qytetit perfshirë dhe zërin e qytetarëve në qeverisje.

Bashkia e Tiranës bën me dije se do i propozohet Këshillit Bashkiak eleminimi i të gjithë taksave dhe tarifave vendore, për të gjithë bizneset e reja që punësojnë 50 apo më shumë qytetarë të Tiranës, dhe uljen me 30% të taksës së ndikimit në infrastrukturë për të gjithë sipërmarrjet që punësojnë mbi 75 qytetarë të Tiranës dhe që i punësojnë ata rishtasi, siç mund të evidentohet nga lista e të papunëve në zyrën e punës në Bashkinë e Tiranës.

Sipas programit të përcaktuar, në Këshillin Bashkiak do të diskutohet për miratim buxheti 2012; disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.3 "Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” (i ndryshuar); disa ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të institucioneve të varësisë; emërtimin "Ibrahim Rugova" të një prej rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës; një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak "Për Miratimin e Komisionit të Strehimit" (i ndryshuar); dhënia e bursave për nxënësit; termat kryesorë të kontratës konçesionare mbi parkimin nëntokësor në sheshin "Italia"; disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak "Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës" .
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›