E Diel, 1 Nëntor 2026

Vebi Kajtazi, gazetar i vitit në Kosovë

PRISHTINË– Vebi Kajtazi është shpallur gazetar i vitit në Kosovë. Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Kosovës (AGPK) ia ka dhënë këtë çmim gazetarit të Kohës Ditore, në një ceremoni të zhvilluar të martën në mbrëmje, për punën e frytshme profesionale dhe për temat hulumtuese gazetareske gjatë vitit 2011.

Ndërkohë Besnik Krasniqit, po kështu, gazetar i Kohës Ditore , iu dha çmimi i “Historisë më të mirë gjatë vitit në gazetat kosovare”, për shkrimet hulumtuese rreth abuzimeve në Universitetin e Prishtinës.

Çmimin për raportin televiziv më të mirë e mori Leonora Aliu nga BIRN-i, ndërsa Visar Duriqit iu dha çmimi për punën në portale.
Ndërkohë çmimi për fotografinë më të mirë iu ka dhënë Atdhe Mulaj, fotoreporter i gazetës Express.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›