Greqi, më 17 Qershor zgjedhje, Pikramenos kryeministër
ATHINE - Më 17 qershor do të zhvillohen zgjedhjet e reja ne Greqi, pas dështimit për të krijuar një qeveri nga zgjedhjet 10 ditëve më parë.
Kryetari i Këshillit të Shtetit, Panajotis Pikramenos do të jetë kryeministër i qeverisë së përkohshme, që do të çojë vendin në zgjedhjet e 17 qershorit.
Kështu vendosi sot këshilli i drejtuesve politikë, nën drejtimin e presidentit Karolos Papulias.
Presidenti propozoi në postin e kryeministrit, emrin e Lukas Papadhimos, për të cilin ishin dakort vetëm Samaras dhe Venizelos.
Nesër formohet qeveria teknike, që betohet para parlamentit dhe më pas ky shpërndahet për t'i hapur rrugën përgatitjes së zgjedhjeve dhe parlamentit që do dalë prej tyre.
Zhvillimi i sotëm erdhi pas konsultimeve të përsëritura, të cilat nuk rezultuan në marrëveshje për një qeveri që do të mbante vendin në euro dhe do rishikonte kushtet e Memorandumit. Ky i fundit ka ndarë në mënyrë thelbësore krerët politikë, të cilët fajësuan dhe akuzuan njëri-tjetrin për mosarritjen e konsensusit.
Situata e krijuar dje në Greqi është vënë në qendër të vëmendjes së Brukselit, huadhënësve, opinionit e medias botërore, ndërsa bursat evropiane kanë ndjerë tronditjen më të madhe të ditëve të fundit.
Nga zgjedhjet e ardhshme, sipas sondazheve, me shumë gjasë pritet një fitues i majtë, që ka premtuar anulimin e memorandumit të masave dhe mbajtjen e Greqisë në Euro. Por sesa të mundshme janë të dyja këto opsione së bashku, përgjigjen e japin paralajmërimet e përditshme të zyrtarëve evropianë dhe kreditorëve të Greqisë. Ata përsërisin se shmangia e Greqisë nga reformat dhe angazhimet e premtuara, rrezikon dëbimin e saj nga Eurozona.
Shpresa e vetme është që në qershor pjesëmarrja në votime të jetë më e lartë dhe që mbi të gjitha zgjedhësit, duke pasur parasysh pamundësinë e vendit për t'u qeverisur, të reagojnë me urtësi më të madhe se udhëheqësit politikë, duke forcuar ato parti, që deklarojnë të vërtetën e hidhur se qëndrimi në zonën e euros dhe politika ashpër e kursimeve, janë dy anët e së njëjtës medalje.