E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Jean-Marc Ayrault merr postin e kryeministrit

PARIS - Jean-Marc Ayrault u emërua në postin e kryeministrit të qeverisë së re të presidentit francez, François Hollande dhe mori sot detyrën pas një ceremonie të shkurtër të kalimit të detyrës nga paraardhësi i tij, François Fillon.

Jean-Marc Ayrault deklaroi se qeveria e re do të formohet "gjatë ditës së sotme dhe do të bëhet publike po sot, ndërkohë që nesër do të ketë një takim të parë të Këshillit të Ministrave''.

"Thelbësore është që këshillit i ministrave do të formohet sot dhe nesër do të ketë mbledhjen e parë të qeverisë, për të mundësuar marrjen sa më parë të detyrave dhe përgjegjësive dhe nisjen e punës për rikthimin e Francës në rrugë të njëjtë me drejtësinë", theksoi kryeministri Ayrault, pak pas marrjes zyrtarisht të funksioneve të kreut të qeverisë së re në vend.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›