E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Reformave po u skadon afati, kryeministri po rrezikon statusin

Tiranë- Kryesocialisti, Edi Rama duke folur në mbledhjen e sotme të grupit kuvendor të Partisë Socialiste deklaroi se qeveria po tregon mungesë serioziteti në përmbushjen e standarteve të kërkuara nga Brukseli për marrjen e statusit kandidat në BE.

‘Kryeministri nuk po shfaq asnjë shenjë vullneti për të vënë interesat e vendit, mbi interesat e tij personale. Ky është një moment historik për Shqipërinë, sepse vendi ndodhet përpara udhëkryqit për zgjedhjen e presidentit dhe udhëkryqit të provimit të madh të vjeshtës. Ne nuk mund ta marrim statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, nëse nuk mbyllim në kohë reformën zgjedhore para 24 Majit. Në këtë moment historik kryeministri po bën shurdhin ndaj kërkesës sonë për dialog për zgjedhjen e kreut të ri të vendit, i cili duhet të jetë një president për gjithë shqiptarët, ndërsa Berisha e kërkon ta ketë në shërbim të tij”- tha Rama.

Kreu i PS-së shtoi se në marrjen e statusit kandidat rol kyç në vendimin e Brukselit luan zgjedhja e presidentit dhe përmbushja e reformave me sukses dhe brenda afateve.

‘Jam shumë i shqeëtsuar se koha nuk premton, dhe mesazhet bien në vesh të shurdhët të qeverisëNuk po reflekton asgjë dhe për asgjë, zgjidhja për reformen zgjedhore, presidentin dhe atë parlamentare përbëjnë një problem kyç në këtë udhëkryq ku Shqipëria duhet të dalë faqebardhë në ditën kur i duhet të kalojë përpjekjen e zgjedhjeve të ardhshme’- tha Rama.

Sipas Ramës nuk është koha për të krijuar përçarje mes palëve por për tu bashkuar për interesat kombëtare të vendit dhe shqiptarëve. Zoti Rama shtoi se qeveria duhet të krijojë të gjitha hapësirat dhe kushtet e domosdoshme që vendit të mos i mohohet statusi kandidat për në BE në vjeshtën e këtij vitit.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›