E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, tentohet të grabitet me armë një argjendari

TIRANE – Dështon tentativa për grabitjen e një argjendarie në kryeqytet. Shitësi i argjendarisë ka mundur të aktivizojë alarmin, menjëherë sapo grabitësi ka hyrë në dyqan, duke sinjalizuar punonjësit e policisë private.

Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se grabitësi është larguar, pasi ka parë punonjësit e policisë private.

Efektivët e policisë së shtetit nisën hetimet për identifikimin e grabitësit dhe kapjen e tij.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›