Këshilli i KB dënon krimet në Bregun e Fildishtë
Këshilli për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara ka miratuar sot një rezolutë, me të cilën i dënon fuqishëm rrëmbimet dhe vrasjet në periudhën pas zgjedhjeve në Bregun e Fildishtë.
Këshilli gjithashtu ka shprehur shqetësime për "mizoritë" në këtë vend.
Bëhet e ditur se të paktën 173 persona kanë humbur jetën nga dhuna në Bregun e Fildishtë.