Taksat e biznesit 12 sportele per pagesat
Bizneset nuk do te sorollaten me nga nje zyre tek tjetra per te paguar detyrimet e tyre ndaj Bashkise se Tiranes. Te gjitha sherbimet per te cilat ata kane nevoje do tu ofrohen ne nje qender te vetme me 12 sportele. Nje hapesire teresisht europiane per te mirepritur dhe mikpritur te gjithe ata qe paguajne detyrime si sipermarres ne kryeqytet. Keshtu u shpreh kryebashkiaku Rama duke iu referuar ambienteve te reja te Qendres se Zhvillimit te Biznesit ne kryeqytet te vendosura tashme ne ish-Uzinen Mekanike ku perfshihen Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore por edhe shume struktura te tjera ne sherbim te qytetareve si Drejtoria e Kontrollit mbi Territorin Urban apo Sherbimi i Qendres Kombetare te Regjistrimit te cilat tashme do te ushtrojne veprimtarine e tyre ne keto mjedise teresisht cilesore dhe funksionale. Jane krijuar 7 sportele sportelet e regjistrimit dhe asistences te cilet kane per qellim sherbimin fillestar ndaj subjekteve taksapagues. Ne keto sportele subjektet qe paraqiten per regjistrimin fillestar kane mundesi te marrin informacion te detajuar ne lidhje me dokumentacionin qe duhet te paraqesin me qellim regjistrimin e biznesit pasurise si dhe asistencen e nevojshme ne lidhje me detyrimet fiskale qe lindin si pasoje. Njekohesisht mund te pajisen me te gjithe formularet e nevojshem dhe listen me dokumentacionin shtese shoqerues.