E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, miratohet ligji që shkarkon 25000 nëpunës publik

Parlamenti grek ka votuar ligjin për largimin nga puna të mijëra punëtorëve në sektorin publik.

Masat ligjore u miratuan të mërkurën mbrëma, me një dallim të vogël në vota.

Ky miratim ishte i nevojshëm për të zhbllokuar ndihmat e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar që kapin vlerën prej 7 bilionë euro.

Ndërsa ligjvënësit po debatonin rreth ligjit, mijëra protestues ishin mbledhur jashtë parlamentit, dhe po bënin thirrje për refuzimin e masave të reja ekonomike.

Me këtë normë ligjore caktohen planet për largimin nga puna të 25,000 punëtorëve, kryesisht mësues dhe policë, që ka shkaktuar protesta dhe greva për një javë rresht në këtë shtet.

Ligji u miratua disa orë para se në Athinë të arrijë për një vizitë ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble, që fajësohet nga grekët si njeriu përgjegjës për këto masa.

Kjo është vizita e tij e parë në Greqi, që kur shteti helen se është përfshirë nga kriza e thellë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›