E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, një i vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 3 të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Një automjet tip Benz me targë TR 5165 G ka dalë nga rruga, dhe për pasojë mbetën të plagosur 4 personat që gjendeshin në të.

Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital po njëri prej tyre ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas informacionve viktima është 44-vjeçari Paulin Lleshi, ndërsa ende nuk dihen identiteti i të plagosurve të cilët janë duke u mjekuar në spital.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›