E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioneri Fule viziton sot Prishtinën

Komisioneri evropian për zgjerim Stefan Fule viziton sot Kosovën, ku pritet të takohet me liderët institucional dhe politik në vend.

Kjo vizitë pritet të shënojë edhe fillimin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asociimit, për të cilat Kosova mori dritën jeshile nga Këshilli Evropian më 28 qershor.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Fuele pritet tu kërkoj institucioneve që të mbajnë reformat në axhendë si prioritet, në veçanti ato fusha që ndërlidhen me sundimin e ligjit, zgjedhjet dhe tregtinë.

Përveç këtyre temave, komisioneri evropian do të kërkoj nga Prishtina zyrtare që të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në dialogun me Serbinë, dhe të zbatojë marrëveshjen e Brukselit.

Komisioneri Fule pritet të mbaj një fjalim edhe në Kuvendin e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›