Greqi, miratohet marrja e kredisë prej 2 milion euro
ATHINË- Ministria greke e Financave miratoi vendimin për marrjen e një kredie të jashtëzakonshme me shumë prej dy miliardë eurosh, njoftuan sot gazetat greke.
Kjo kredi ka një afat pagese prej pesë vjetësh dhe do të paguhet nga konsorciumi i përbërë prej "Bankës Kombëtare të Greqisë", "Bankës Alfa", "Eurobank", "Banka e Pireut" dhe grupimi financiar italian, IMI.
Kamata e kredisë është 2,5 për qind në nivel vjetor, që është më e ulët se shkalla e mesatares në Greqi, e cila lëvizë prej rreth 3,3 për qind.
Të ardhurat nga kredia, e cila do të paguhet më 4 janar të vitit 2010, do të shkojnë për nevojat për vitin e ardhshëm, por nuk do të shfrytëzohen për mbulimin e humbjeve të fondeve shtetërore.
Paralajmërimi për ngritjen e kredisë vjen në kohën kur Greqia ballafaqohet me debitin më të madh në historinë e saj, me vlerë mbi 80 miliardë euro, dhe me deficit të madh buxhetor.
(m.a/mia/BalkanWeb)