E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, vdes e reja shtatzënë, Kraja: U prek nga formë e rëndë ë virusit

TIRANE- Vdes në Tiranë si pasojë e virusit A/H1N1 një 18 vjecare shtatzënë duke cuar në 5 numrin viktimave të shkaktuara nga virusi pandemik.
Sipas shefit të Epidemiologjisë Dhimiter Kraja, e reja kishte patur një shtatzëni normale ndërkohë që pas një muaji do të sillte në jetë foshnjën e saj.
Në një komunikim me News24, Kraja shpjegon se e reja është prekur nga një formë e rëndë e virusit ndërkohë që pas 6 ditësh në gjendje të rëndë virusi ka dëmtuar mushkëritë e saj.

Ndërkohë mësohet se 18 vjecarja nga Kucova është shtruar fillimisht në spitalin e Beratit ku ka qëndruar për 3 ditë ndërsa më pas është transferuar në Tiranë ku u kurua në terapi intensive për 6 ditë dhe humbi jetën pasditen e sotme rreth orës 16:00.

Shefi i Epidemiologjisë bën të ditur se aktualisht në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza janë dy raste të tjera të rënda të cilët po trajtohen intensivisht.
Virusi A/H1N1 në Shqëipëri shënoi sot viktimën e pestë, ndërkohë që numri i të prekurve ka arritur në 334 persona.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›