Kristiano Ronaldo prezanton librin e tij autobiografik
MADRID- Përveçse lojtari më i shtrenjtë i historisë, Kristiano Ronaldo u bë futbollisti i parë që mbështetet nga Reali i Madridit për të shkruar biografinë e tij. Portugezi ka nxjerrë në treg librin e tij autobiografik, i shkruar nga Enrike Ortega dhe me titull “Suenos Cumplidos”, “Ëndrrat bëhen realitet”. “Është një nder për mua, ndjehem i privilegjuar që jam futbollisti i parë i Realit që kam një libër dhe jam shumë i lumtur”, tha Ronaldo në prani të presidentit Florentino Perez dhe të Sekretarit të Shtetit për Sportin në Spanjë Haime Lisavetcki. Në libër flitet për jetën e Ronaldos që kur ishte fëmijë në Portugali, te nisja e karrierës me Sportingun e Lisbonës dhe deri tek transferimi rekord prej 94 milionë eurosh nga Mançester Junajtid te Reali i Madridit. Shumë sportistë në të shkuarën kanë shkruar libra autobigrafikë dhe disa prej tyre kanë gjeneruar polemika të shumta për shkak të momenteve të errta të jetës së tyre.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)