Greqi, në burg ish-ministri i Mbrojtjes

Ish-ministri grek i Mbrojtjes
Ish-ministri grek i mbrojtjes, Akis Cohaxopoulos, është dërguar sot në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalos, ku do të qëndrojë në paraburgim.
Masa e sigurisë u mor pas deponimit të tij para hetuesve, të cilët po hetojnë në lidhje me akuzat e ngritura nga Cohaxopoulos për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ishte ministër.
Cohaxopoulos akuzohet “për legalizim të ardhurash nga shpërblime të paligjshme” dhe dyshohet se ka përfituar nga blerja e sistemit të raketave TOR-M1 dhe e nëndetëseve, bërë prej shtetit grek.
Ish-ministri Akis Cohaxopulos është arrestuar nga policia 6 ditë më parë. Ai njihet si krahu i djathë i liderëve politikë të PASOK-ut. / G.N.