E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit kthen për rishqyrtim çështjen Kuliçaj-Balla

Taulant Balla / Foto arkiv

Kthehet për rishqyrtim çështja Kuliçaj-Balla. Gjykata e Apelit ka kthyer sot për rigjykim vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e dënonte deputetin socialist Taulant Balla me 700 mijë lekë gjobë për shpifje.

Në arsyetimin e dhënë nga Gjykata e Apelit thuhet se në gjykimin e çështjes janë konstatuar shkelje procedurale.

Nëndrejtori i përgjithshëm i policisë, Agron Kuliçaj, e ka paditur deputetin socialist për shpifje, pas deklaratave që ky i fundit bëri në lidhje me përfshirjen e Kuliçajt në afera korruptive dhe kriminale në policinë e shtetit.

Me një vendim të datës 28 tetor 2011, Gjykata e Tiranës vendosi në favor të Kuliçajt, por vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit e hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›