KQZ, i jep mandatin e deputetit Edison Konomit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin deputetit të Partisë Socialiste Edison Konomi.
Në mbledhjen e cila ka zgjatur vetëm pak minuta, KQZ vendosi fillimisht miratimin e rendit të ditës më pas kaloi në votim kërkesën për dhënien e mandatit të deputetit.
Kështu me unanimitetin e të gjithë anëtarëve të pranishëm, KQZ miratoi pro zëvendësimit të mandatit të lënë bosh nga Rudina Seseri me Edison Konomin.
Disa ditë më parë Kuvendi miratoi me 138 vota pro dhe asnjë kundër që ti kalojë mandatin emrit pasues të Gjon Bardhit në listë pasi ky i fundit vendosi të mbajë postin e kryebashkiakut të Fushë Krujës.