Reforma zgjedhore, Wollfarth: Është bërë progres

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth është shprehur optimist në lidhje me përfundimin e reformës zgjedhore në vend.
Nga qytetit i Elbasanit, ambasadori Wollfarth ka vlerësuar punën e bërë nga komisioni për reformën zgjedhore.
“Unë nuk shikoj ngërç sa i përket reformës zgjedhore, deri tani shoh progres” shtoi Wollfarth.
I pyetur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të vendit, Ëollfarth theksoi se është e rëndësishme të respektohet Kushtetuta e vednit.