Greqi, në grevë transportet dhe punonjësit e burgjeve
ATHINE- Kaosi mbizotëron që në mëngjes në rrugët e Athinës, pasi punëtorët e transportit urban, kanë filluar një grevë kundër vendimit të qeverisë për sistemin e punës rezervë.
Këtë të hënë do të mbeten pa lëvizur gjithë mjetet e transportit publik, metro, autobusë, hekurudhat elektrike, autobusët dhe tramvajet dhe kjo krijon probleme të jashtëzakonshme për qarkullimin, vecanërisht në Athinë.
Ndërkaq dy greva, një ra sot dhe tjetra në datën 12 Tetor kanë shpallur edhe punonjësit e burgjeve, ndërsa greva të pjesshme me ndalesa të punës nga 08:00-11:00 15:00-18:00 do të zhvillohen në datat 11, 13 dhe 14 të këtij muaji.
Gjatë grevës nuk do të ketë vizita të të afërmve dhe avokatëve të të dënuarve, as pranime dhe as transferime të të burgosurve.
Zyrtarët e burgjeve thonë se "situata në burgje ka arritur nivele të rrezikshme, sepse ka boshllëqe të mëdha organike që në shumë raste arrijnë 60%.
Mbipopullimi të të burgosurve krijon një situatë mbytëse dhe ul nivelin e sigurisë."
Një tregues për këtë është fakti që në burgje ekzistojnë 12 500 të burgosur, ndërsa kapaciteti I burgjeve është 9000, gjë që sic shprehen zyrtarët në deklaratë "kërcënon sigurinë e të burgosurve dhe të personelit të sigurisë."
(e.m/BalkanWeb)