E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, sherr me armë pas mbrëmjes në disko, plagosen 4 persona

KORCË- Mbrëmja e kaluar në disko të Korcës mesnatën e djeshme ka përfunduar në një sherr me armë midis një grupi të rinjsh.

Si pasojë shtetasi D.Metko, E.Shehu dhe N.K 15-vjec kanë mbetur të plagosur pas konfliktit me armë zjarri.

Ndërkohë mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një efektiv policie i cili ndërhyri për të parandaluar konfliktin.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e sherrit, i cili pëfundoi në përlasje me armë, ndërkohë policia ka shoqëruar të rinjtë ku do merren në pyetje mbi shkaqet e konfliktit, ndërkohë ka arrestuar 15-vecarin N.K dhe shtetasin Daniel Muhameti.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›