E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia vë nëdispozicion 2 bazaushtarake

ATHINE- Greqia ka vënë në dispozicion të NATO-s bazën e Sudës në Kretë dhe bazën e Aktios, nga ku do të nisen disa nga avionët që do të sulmojnë mjetet e muamar Gadafit.

Mësohet se Këshilli i Mbrojtjes i Greqisë vendosi që forcat greke të mos marrin pjesë drejtpërdrejt në bombardime, por të mbështesin me të gjitha mjetet sulmin e forcave të NATO-s dhe të jenë në gatishmëri të plotë për cdo nevojë të Aleancës gjatë fazës së dytë të sulmit.

Greqia do të marrë pjesë me 4 avionë F-16 me një radar fluturues që do monitorojë trekëndëshin Kretë-Sicili-Tripoli, 2 helikopterë kërkim-shpëtimi, ndërsa 2 bazat do të ofrojnë mbështetje teknike, furnizimin dhe mundësinë për ulje-nfritje të aeroplanëve ushtarakë. Forcat greke me avionë luftarakë dhe radarë fluturimi do të marrin pjesë në patrulla në zonën mes Sicilise dhe Libisë.
Ndërkohë që në orët e mbremjes u njoftua mbërritja në bazën e Sudës edhe e një nëndetëseje bërthamore.

Pas përfundimit të konsultimeve që u zhvilluan në Paris, ku u vendos ndërhyrja ushtarake në Libi, kryeminsitri grek Papandreu tha se "takimi tregoi vendosmërinë e bashkësisë ndërkombëtare për zbatimin e rezolutave të OKB-së, në veçanti natyrisht për të mbrojtur jetën e njeriut në Libi. "Për fat të keq, pavarësisht nga garancitë që dha se do zbatonte vendimet e OKB-së për armëpushim, Gadafi i vazhdoi aktet e dhunës, ndaj bashkësia ndërkombëtare ndërmori këtë vendim" - tha kryeministri grek.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›