E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, nënë e bir vdesinnë aksident

Ende pa mbërritur në qytetin grek, ku kanë emigruar prej vitesh, për nënë e bir nga Metoqi i Sarandës ka ardhur lajmi i vdekjes në aksident automobilistik. Eleni Beruka, e divorcuar, dhe djali i saj, Marineo Kashara, banorë të fshatit Metoq, humbën jetën teksa ishin duke udhëtuar me makinën e tyre me targa greke. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Arta të Greqisë. Përplasja me një kamion që udhëtonte me shpejtësi përballë tyre ka bërë që autovetura të përfundonte nën të. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën nëna 48-vjeçare dhe djali i saj 22 vjeç, të cilët prej disa vitesh kishin emigruar në shtetin fqinj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›