Sarandë, pi fostoksinë, i shpëton vdekjes
Ka tentuar vetëflijimin 18-vjeçarja S.Z., banore e Lagjes Nr.4 në qytetin e Sarandës. Burimet policore bënë të ditur se vajza e re ka tentuar t‘i japë fund jetës me helmim, nën ndikimin e gjendjes së rënduar depresive. Ajo ka shkuar e vetme paraditen e djeshme në një nga plazhet e Sarandës, ku ka marrë një prej dhjetë tabletave fostoksinë që kishte blerë. Shëndeti i vajzës së re është rënduar kur ajo po shkonte në shtëpi, me mendimin se nuk ishte helmuar. Kalimtarë të rastit kanë ndihmuar që ajo të transportohet për në spitalin civil të qytetit, ku i është dhënë ndihma e parë dhe ka dalë jashtë rrezikut për jetën.