Fier, gjoba policëve për parkimin
Efektivët e policisë rrugore të Komisariatit të Fierit kanë gjobitur për parkim të gabuar kolegët e tyre. Nga ky ndëshkim janë përfshirë edhe shefa seksionesh, si dhe oficerë të lartë. Gjithçka ka ardhur pas një urdhri të lëshuar nga drejtori i Policisë së Qarkut Fier, Arjan Bozhaj, i cili i ka kërkuar shefit të qarkullimit respektim të Kodit Rrugor për parkimet e automjeteve dhe aq më shumë pastrim të rrugës kryesore që të çon për në Drejtorinë e Policisë. Menjëherë pas këtij urdhri, kreu i qarkullimit ka udhëzuar vartësit, të cilët kanë vënë gjoba edhe për makinat e policëve, të parkuara para komisariatit.