Greqi, nën/kryetari i neonazistëve në arrati

31-vjeçari, ish-deputet, ditën e enjte gjuajti me ujë në transmetim direkt kandidaten për deputete të Syrizas dhe sulmoi me shuplaka kandidaten për deputete të Partisë Komuniste, cka shkaktoi një furi politike dhe lëshimin e mandate arrestit për arrestimin e tij.
“Partitë tona politike e kanë dënuar njëzëri incidentin ku u përfshi Rena Dourou e Syrizas dhe Liana Kanelli e komunistëve”, shkruan e përditshmja greke, “Ekathimerini”.
Kasidiaris, partia e të cilit për herë të parë fitoi shtatë deputetë në parlamentin grek në zgjedhjet e 6 majit, u mbyll në një dhomë nga forcat e sigurisë së televizionit pas incidentit porse raportohet që ai prishi derën dhe u arratis.
Kreu i neonazistëve, Nikos Michaloliakos, reagoi në lidhje me incidentin të enjten duke thënë se ishte Kanelli ajo që e sulmoi e para Kasidiarisin.
/Start/F. Prroni/
2012-06-08 17:11