Jeremiç në krye të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Vuk Jeremiç është serbi i parë që do të mbajë një post të tillë në OKB-së dhe do të drejtë Asamblenë e OKB-së nga shtatori 2012 deri në shtator 2013. Ai fitoi të drejtën për të drejtuar Asamblenë e përgjithshme të OKB-së pasi mundi ambasadorin e Lituanisë në OKB, Dalius Cekuolis (95-85). Në sallë nuk kishte asnjë abstenim por disa prej 193 shteteve mungonin.
“Një periudhë e dhimbshme mori fund”, tha Jeremiç. “Sot kombi jonë mund të qëndrojë përsëri me krenari para botës”.
“AP” thotë se nuk është e qartë nëse 36-vjeçari Jeremiç do të bëhet kryetari më i ri i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kur të marrë postin me 18 shtator nga Nassir Abdulaziz Al-Nasser i Katarit.
Kjo është hera e parë që një kryetar i Asamblesë së përgjithshme kontestohet. Deri më tani çdo herë një rajon i caktuar ka dalë me një propozim, ndërsa kësaj radhe Evropa jug-lindore doli me dy kandidatura.
Jeremiç u tha diplomatëve se pikë së pari ai e sheh zgjedhjen e tij si nderim i popullit të Serbisë. Gjatë një viti të plotë, Jeremiç do të ketë mundësi të takohet çdo ditë me ambasadorë nga e gjithë bota, e në këtë kundër mund të dëmtojë përpjekjet e Kosovës për të rritur numrin e njohjeve./Start/F. P/
2012-06-09 08:29