Merkel: Situata në Siri, e tmerrshme

Këtë deklaratë Merkel e bëri gjatë një konference për shtyp pas takimit me kryeministrin e Zelandës së Re, John Key, të zhvilluar sot në Berlin.
Merkel i bëri thirrje emergjente Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për një impenjim maksimal për dhënien fund të dhunës në Siri.
Merkel dhe Key ranë dakord mbi faktin ''se duhet të bëhet ç’të jetë e mundur për gjetjen e një zgjidhjeje politike që do të mund të garantonte përfundimisht sigurinë e nevojshme për popullsinë në vend''.
Siria prej më shumë se një viti është përfshirë nga trazira për rrëzimin e Presidentit Bashar Al-Asad. Edhe pse zyrtarisht është pjesë e një armëpushimi në kuadër të Planit Anan, çdo ditë raportohen shumë viktima dhe pothuajse çdo javë disa masakra. E fundit ishte masakra e së mërkurës, kur afër Hamas u vranë 78 persona./Start/
2012-06-08 17:31