E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau civilët në Afganistan, NATO kërkon ndjesë

Kjo është hera e parë që NATO-ja pranon që u vranë civilë në goditjet ajrore në provincën jugore të Logarit, të cilat kishin si objektiv komandantët talebanë.

Zyrtarët afganë thanë se 18 civilë humbën jetën në këtë incident. Presidenti afgan, Hamid Karzai, dënoi sulmet ajrore, duke i quajtur “të pajustifikueshëm”.

Gjeneral John Allen fluturoi për në Logar të Premten për t’iu shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe liderëve fisnorë.

Ai iu adresua një grupi afganësh të mbledhur në një bazë në kryeqytetin e provincës, Pul-i-Alam. “E di që të kërkosh ndjesë nuk i kthen mbrapsht jetët e fëmijëve apo të njerëzve që humbën jetën në këtë tragjedi, por dua që të dini se na vjen shumë keq dhe se do bëjmë atë që duhet për familjet e tyre”./Start/F. P/

                                                                                             2012-06-08 17:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›