E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, një i vdekur nga flakët e zjarrit

LACONIA-Një person ka vdekur si pasojë e zjarreve që kanë shpërthyer në Greqi, për shkak të temperaturave të larta.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Laconia, në komunën Eurotas. Një njeri i djegur, i moshës rreth 75 vjec, u gjet nga zjarrfikësit në Laconia.
Zjarrëfikësit, që dje, janë duke punuar për të marrë nën kontroll zjarrin që ka shpërthyer në zonën e Eurotas.

Ndërkohë flakët e zjarrit vazhdojnë të përhapen në Korfuz. Mësohet se 6 vatra të reja zjarri shpërthyen në këtë zonë dhe në vendngjarje kanë shkuar mbi 20 zjarrfikës me gjashtë automjete dhe dy aeroplanë, të cilët punojnë ditë dhe natë për vënien nën kontroll të zjarreve që po kërcënojnë edhe zonat e banuara.

Shërbimet meteorologjike paralajmërojnë ngritje të mëtejshme të temperaturave në vend dhe zjarrfikësit janë në gatishmëri për vënien nën kontroll të zjarreve dhe shuarjen e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›