E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hugo Çavez do kurohet në Brazil

Presidenti venezuelian, Hugo Çavez vazhdon betejën e tij kundër sëmundjes së kancerit.

Çavez do të shtrohet në spitalin Sirio-Libanes, një ndër më të mirët në botë me ftesë të presidentes së Brazilit, Dilma Rusef.

Fillimisht u mendua se grupi i mjekëve të cilët kuruan presidenten, Rusef, po nga kanceri, do të zhvendosej në Karakas për të mjekuar presidentit e Venezuelës.

Çavez prej javësh po iu nënshtrohet vizitave dhe kurave mjekësore kundër kancerit. Ai kreu një operacion në Kubë para një muaji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›