E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, një tjetër grevë bllokon portin e Pireut

ATHINë- Transporti detar nga porti i Pireut është paralizuar që prej mëngjesit të sotëm nga një grevë e punëtorëve kundër vendimit të qeverisë për të hequr kufizimet e kabotazhit për anijet e mëdha që mbajnë flamur jo evropian.
Federata e marinarëve vendosi ndërprerjen për 24 orë të nisjeve për të gjitha anijet me flamur grek. Një protestë e tillë do të zhvillohet edhe në një maj.
Ligji grek aktualisht nuk i lejon anijet e mëdha të pasagjerëve që nuk mbajnë flamur evropian të nisin dhe të përfundojnë një udhëtim turistik nga një port helen. Rishikimi i këtij ligji mendohet se do të sjellë 800 milionë euro më shumë çdo vit për sektorin turistik.
Nesër do të zhvillohen manifestime edhe kundër vendimit të qeverisë për t'u mbështetur të paketa e ndihmave BE-FMN, të cilat do të organizohen nga sindikata e sektorit privat, Gsee, dhe do të shkaktojnë një paralizë të pjesshme të transportit urban. Greva do të nisë në orën 11 dhe do të përfundon në orën 17.
Gsee po shqyrton opsionin për të deklaruar edhe një tjetër grevë kombëtare 24 orëshe.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›