Greqi, paralizohet trafiku ajror

Punonjësit civilë në Greqi kanë ndërprerë punën për katër orë, si pjesë e një bojkotimi të sektorit publik, në një kohë që vazhdojnë protestat ndaj shkurtimeve të shpenzimeve ekonomike. Ndërkohë pasi kontrollorët e trafikut ajror kanë marrë pjesë në ndërprerjen e punës për katër orë, janë pezulluar 23 fluturime në kthim dhe janë riplanifikuar 64 të tjerë, por situata në aeroportin ndërkombëtar të Athinës ka qënë e qetë, me pak trafik, pasi mesa duket udhëtarët janë në dijeni të bojkotimit.
Ndalimi i punës është pjesë e një greve të organizuar nga sindikata kryesore e sektorit public ADEDY, ndaj masave që qeveria greke do të ndërmarrë për të ndryshuar kushtet e pensionit, për shkurtimin e përfitimeve të sigurimeve shoqërore dhe shkurtimin e pagave. Punonjësit publikë kanë bojkotuar punën që nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 12:00 të mesditës.
Ndërkaq, në gjashtë muajt e fundit sindikatat kanë organizuar 6 greva 24 orëshe si dhe disa protesta. Në protestën e fundit kanë marrë pjesë rreth 12 mijë protestues të cilët demonstruan paqësisht. Pavarësisht nga grevat dhe protestat e vazhdueshme, qeveria greke I ka cuar përpara reformat, duke miratuar javën e kaluar një ligj të ri mbi pensionet që e ngre moshën e pensionit në 60 vjec për gratë dhe në 65 për burrat.
Dhimitër Adhami < I mëparshmi