E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telemjekësia edhe në Shqipëri

Ministri i Shendetsise Petrit Vasili, ka marre pjese ne trajnimin qe po zhvillohet ne specializimin e personelit shendetsor, ne fushen e telemjekesise. Vasili ka deklaruar se ne saje te telemjekesise do te rritet saktesia e diagnozave, por do te reduktohen ndjeshem shpenzimet si dhe distanca.

"Keto drejtime te reja qe kane te bejne me telemjekesine jane te lidhura drejt per drejt me cilesine e larte te diagnozes dhe kohen shume te shkurter te vendosjes se saj. Per nje sistem shendetesor i cili synon te jete sa me racional, pra, te arrije te kete rezultate maksimale me sa me pak shpenzime te panevojshme, telemjekesia sigurisht eshte nje nga pergjigjet me te mira dhe elokuente per kete", tha Petrit Vasili, minister i Shendetesise.

Per te mos humbur afatet programi do te nise ne mjediset ekzistuese te spitaleve. Me financimin e USAID, tashme jane porositur pajisjet (njesi telemjeksise, kompjutera, etj) qe do te instalohen ne secilin prej spitaleve te perzgjedhur.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›