PS, Gjoni: Qeveria po uzurpon SHISH-in
Një sulm ndaj kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri e sheh opozita rishfaqen e amendimeve në ligjin organik të këtij institucioni. Sipas deputetit të komisionit të sigurisë, Ilir Gjoni ndaj SHISH po bëhet një luftë jo e ndershme në tentativë për ta uzurpuar.
"Nuk është vetëm largimi, për mendimin tim situata është shumë e rëndë. Jam e bindur se reagimi i opinionit publik, i opozitës dhe i partnerëve ndërkombëtar do të jetë shumë i ashpër, shumë i rëndë. Ne e gjykojmë që kjo ishte një rrugë e tërthortë që maxhoranca të ushtronte kontroll ndaj këtij ligji ", deklaroi Ilir Gjoni, deputet i PS.
Në të njejtën linjë kontrolli i sheh deputeti socialist dhe shkurtimet në buxhetin e SHISH, të cilat ia bëjnë sipas tij të pamundur funksionimin. Janë dy projektligjet në Kuvend që lidhen me shërbimin informativ shtetëror, njëri që ka të bëjë me marrdheniet e tij me Kuvendin dhe tjetri që kundërshtohet nga opozita, me organizimin e tij.
Elona Gjylmi < I mëparshmi