E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, parlamenti Ok ndërtimit të xhamisë së parë në Athinë

ATHINË - Parlamenti grek votoi sot projektligjin për ndërtimin e xhamisë së parë në Athinë, si kundërpërgjigje ndaj kërkesës së banorëve myslimanë, të cilët deri tani nuk kanë pasur vend për kryerjen e riteve fetare.
Në Athinë, kryeqyteti i vetëm në Evropë pa xhami, jetojnë rreth një milion myslimanë nga shtetet arabe, nga Afrika dhe India.
Ritet fetare bëheshin në qendra kulturore, salla apo shtëpi.
Myslimanët në Athinë nuk kanë as varrezat e tyre.
Debatet për ndërtimin e një xhamie në Athinë datojnë nga viti 1983. Parashikohet që ndërtimi i xhamisë të kushtojë rreth 15 milionë euro dhe të ketë kapacitet për 350 persona.
Ndërtimi i tempullit mysliman do të financohet nga shteti grek. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›