E Diel, 1 Nëntor 2026

Penelope Cruz në Bosnje për realizimin e një filmi të ri

SARAJEVË- Aktorja spanjolle, Penelope Cruz mbërriti sot në Bosnje-Hercegovinë për xhirimin e filimi të saj më të ri, një dramë mbi luftën e viteve 1990 në këtë ish-Republikë jugosllave, njoftoi media lokale.
''Cruz, laureate e një çmimi Oscar në vitin 2009, luan rolin kryesor në filmin "Venuto al Mondo" (I ardhur në botë) që do të vihet në skenë nga regjisori italian, Sergio Castellitto'', njoftoi e përditshmja ''Dnevni Avaz''.
Sipas të përditshmes, xhirimi do të fillojë javën e ardhshme në lokalitetet të mbajtura të fshehura.
Filmi është një përshtatje e romanit të sukseshëm të Margaret Mazzantini, bashkëshortja e Castellittos. Ai bën fjalë për një grua të ve, interpretuar nga Penelope Cruz, e cila kthehet në ditët tona në Sarajevë me djalin e saj, ku bashkëshorti i saj ishte vrarë gjatë luftës 1992-1995.
Cruz, 37 vjeçe, ka bashkëpunuar me Castellitton në vitin 2004 për filmin e saj "Non ti Muovere" (Mos lëviz), gjithashtu dhe titulli i një romani të Mazzantinit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›