E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret në vend, Librazhd vatra pranë një zonë me municione

DURRËS-LIBRAZHD- Disa vatra zjarri janë aktivizuar mesditen e sotme në dy zona në Librazhd e Durrës. Dy vatrat e para të zjarrit u aktivizuan në fshatin Togëz në rrethin e Librazhdit, përkatësisht në vendet e njohura si ‘Fusha e Manës’ dhe ‘Guri i Rezit’.

Ndërkaq, disa fishekë të paplasur të mbetura në këtë zonë që prej periudhës së trazirave të vitit 1997 kanë sjellë shpërthime, por fatmirësisht pa lënduar askënd.

Kreu i shërbimit zjarrfikës të Librazhdit ka bërë të ditur për NEWS24 se ka pasur me qindra shpërthime, të cilat rrezikuan seriozisht jetën e efektivave të zjarrfikëses.

Këta të fundit mundësuan edhe izolimin e vatrës së zjarrit në këtë zonë, e cila konfirmohet se nuk përbën më rrezik shpërthimi.

Dy mjete zjarrfikëse vijojnë ende përpjekjet për shuarjen e flakëve të zjarrit në Librazhd.

Ndërkaq, një tjetër vatër zjarri u aktivizua mesditën e sotme në Durrës, konkretisht në fshatin Rubjekt të komunës Maminas.

Zjarri ka përfshirë një sipërafaqe të madhe me ullinj, pyje e shkurre. Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e vështirë për shkak të terrenit të thyer. Gjithsesi efektivat zjarrfikëse po përpiqen të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›