Greqi, parlamenti miraton masa të reja. 15000 largime nga puna
Parlamenti grek miratoi mbrëmë me procedurë të përshpejtuar një projektligj të ri me disa masa të reja, në këmbim të lëvrimit të ndihmës prej 8.8 mld euro për Greqinë.
168 deputetë votuan pro, ndërsa 123 të tjerë abstenuan për projektligjin, i cili parashikon ndër të tjera, pushimin nga puna të 15 000 punonjësve të administratës publike deri në fund të vitit 2014, çështjen e borxheve ndaj shtetit, taksa dhe tatime të reja për pronën private, lirimin e disa profesioneve të mbyllura, rrrritjen e orëve të mësimit për mësuesit etj.
Kryeministri grek Samaras tha pas votimit se “qeveria e tij doli më e fortë nga ky votim” dhe se “edhe pse në vështirësi, Greqia po bën një histori suksesi”.