E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje vritet tregtari nga Shijaku Autoret shpallen ne kerkim

Konflikti për pagesën e biletës në hyrje të tregut të fruta perimeve në Lushnje i ka marrë jetën një tregtari nga Shijaku. Sipas policisë viktima Dashamir Curbja 35 vjec në fillim  ka debatuar tek porta e  tregut me punonjësin që priste biletat dhe një person tjetër.  Më pas konflikti ka vazhduar në rrugën hyrëse të tregut  kur 35 vjecari është qëlluar me një plumb pistolete në kokë nga punonjesi i tregut.  Megjithëse është dërguar në spitalin e Lushnjes tregtari nuk ka mundur të mbijetojë.      Policia e Lushnjes është vënë në kërkim të autorëve identiteti i të cilëve nuk bëhen i për arsye hetimi.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›