Përplasen 2 anije, njëra fundoset. Zhduken 10 marinarë
10 marinarë rezultojnë të zhdukur pas fundosjes së një anije mallrash, e cila u përplas me një tjetër anije mallrash, në jugperëndim të ishullit të Sapiencas në jug të Messinias, në Peloponez.
Pas rreth 3 orësh ekipet e shpëtimit gjetën trupat e 2 marinarëve të mbytur.
Anija e mallrave “Consouth” me flamur të Antigua-Barbuda, u përplas në rrethana të paqarta me anijen tjetër të mallrave “Piri Reis” me flamur të Ishujve Cook dhe 17 anëtarë të ekuipazhit.
Ngjarja ndodhi në mëngjes pak para orës 06.00, kur u anija e mallrave “Piri Reis” që transportonte pleh dhe shkonte në Ukrainë, u fundos për shkak të ngarkesës, dhe sipas informacioneve paraprake, 10 marinarë të saj nuk patën kohë të lënë anijen.
Në zonë ndodhen katër anije vela, një aeroskaf C-130 dhe 4 helikopterë. Mësohet se moti ka qenë i mirë dhe ende nuk dihet cfarë e shkaktoi përplasjen fatale.
Kërkimi për marinarët e zhdukur vazhdon ende.