E Diel, 1 Nëntor 2026

''Moody's'': Nuk përjashtohet që Italia të kërkojë ndihmë nga BQE

NJU JORK- Agjencia e vlerësimit të indekseve ekonomike dhe treguesve financiar Moody's njoftoi se nuk përjashtohet që Italia të kërkojë ndihmë nga Banka Qendrore Evropiane, njoftuan burime zyrtare.

''Nuk është ende e mundur të përjashtohet një mundësi që Italia të kërkojë ndihmë nga BQE-ja në të ardhmen'', theksoi për mediat një funksionar i ''Moody's''.

''Agjencia 'Moody's' do të verifikojë kapacitetin e qeverisë së re italiane për të vazhduar përpara me reformat e ndërmarra duke mos harruar faktin e qartë që situata mbetet realisht e vështirë për vendin'', theksoi funksionari i ''Moody's''.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›