E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, përleshje midis grupeve ekstremiste

Të tjera përleshje janë shënuar sot në Janinë të Greqisë, midis grupeve anarkiste dhe pjesëtarëve të grupit ekstremist të djathtë "Krisi Avgji" të cilët po protestonin se bashku me disa minoritarë nga jugu i Shqipërisë për "Vorio Epirin". Nga përleshjet, të paktën tre persona mbetën të plagosur. Grupet fashiste dhe të Vorio Epirit ishin mbledhur në Andriandes së Mbretit Pirro, në qendër të Janinës, kur u sulmuan me gurë dhe shkopinj nga grupi i majtistëve. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila protestoi për një kohë të gjatë në këtë qytet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›