Afganistan, ushtria vret 5 militantë

Të paktën pesë militantë kanë humbur jetën nga sulmet e ushtrisë afgane dhe forcat ndërkombëtare në Afganistanin jugor.Agjencia AP citoi deklaratën e ushtrisë amerikane të ketë thënë se shënjestër e operacionit në provincën Kandahar ka qenë rrjeti që i furnizon militantët e huaj dhe transporton armatim. Në një incident tjetër, kryebashkiaku i qytetit Kandahar, Ghulam Haidar Hameedi, i ka mbijetuar sot një atentati kur një bombë shpërtheu në çastin kur aty po kalonte automjeti i tij.