Shala: Për Mitrovicën është punuar më pak
Prishtinë -Përfaqësuesit e AAK-së, në Kuvendin zgjedhor të degës së kësaj partie në Mitrovicë ka deklaruar se Kosova është e rrezikuar me Mitrovicën e ndarë. Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, ka thënë se nuk ka vend për të cilin është folur më shumë në politikën kosovare të pasluftës, se sa për Mitrovicën dhe nuk ka vend për të cilin është punuar më pak se për Mitrovicën.
Ai ka vlerësuar se Mitrovicës i nevojitet një kujdes i veçantë, plane, propozime dhe veprime konkrete të institucioneve të Kosovës.
Sipas tij, veriu dhe Mitrovica nuk janë dhe nuk mund të jenë vende ku humben dhe fitohen votat e një partie, por se këtu fitohen dhe humbin interesat e shtetit të Kosovës. /rel/