E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madagaskar, opozita pushton selinë e qeverisë

Antananarivo-Selia e qeverisë në Madagaskar është pushtuar nga opozita, ndërsa udhëheqësi i opozitës Andre Raxhoelina, ka deklaruar se ka marrë edhe kontrollin ndaj ushtrisë. Raxhoelina i ka kërkuar presidentit Mark Ravalomana, të japë dorëheqje, kërkesë e cila është refuzuar. Lideri opozitar ka deklaruar për agjencinë Franc Press se nuk dëshiron të ketë dhunë, por ka theksuar se kreu i shtetit duhet ta dalë para gjyqit për shkak të veprave të kryera. Mbi 100 vetë kanë humbur jetën prej fillimit të konfliktit në muajin janar në Madagaskar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›