Greqi, përleshjee përgjakshmeshqiptari vret grekun
ATHINE-Një përleshje e dhunshme mes grupeve greke dhe shqiptare, përfundoi tragjikisht, me një person të vrarë.
Ngjarja ndodhi të shtunën në Athinë, kur 2 grupe të rinjsh grekë dhe shqiptarë, të armatosur me thika e kacavida, u takuan para kishës së Shën Pavlit të lagjes Glifadha, për të zgjidhur disa mosmarëveshje.
Konfilikti arriti kulmin kur dy të rinj, njëri grek 23 vjec e tjetri shqiptar 22 vjec, u përballën “kokë më kokë” dhe ky i fundit, i nxitur nga fyerjet e grekut, nxori pistoletën dhe e qëlloi në gjoks. I riu grek vdiq në spital nga plaga e marrë, ndërkohë që gjithë të pranishmit u larguan nga vendngjarja dhe policia është në kërkim të tyre.
Mësohet se shqiptari që bëri vrasjen njihet nga policia si i akuzuar për përdhunimin e një vajze, por ishte i liruar me kusht.
Sot, bëhet varrimi i të riut grek dhe polica thotë se ka marrë masa për të shmangur ndonjë veprim të dhunshëm si shenjë hakmarrjeje nga miqtë e viktimës.
(d.b/BalkanWeb)