Greqi, përplasen dyavionë luftarakë
ATHINE- Dy avionë luftarakë nga baza ushtarake Souda janë përplasur në qiell mbi ishullin e Kretës në Greqi. Sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat vendase pas përplasjes ka ndodhur një shpërthim i madh. Sipas disa informacioneve të cituara nga agjencia e lajmeve ANA, por jo të konfirmuara zyrtarisht, një nga pilotët ka arritur në kohë të shpëtojë duke u hedhur me parashutë. Kanë nisur operacionet e shpëtimit si dhe janë hapur hetimet për të zbardhet shkaqet e këtij incidenti.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)
(s.g/ANSA/BalkanWeb)