Greqi, pjesa e "mirë" e Bankës Agrare, te Banka e Pireut
Banka e Pireut në Greqi absorbon pjesën e shëndoshë të Bankës Bujqësore.
Nga e hëna, 30 korrik, të gjitha degët e Bankës Bujqësore do të veprojnë nën ombrellën e Bankës së Pireut, me emrin Banka Agrare, ndërsa të gjitha transaksionet e klientëve do të vazhdojnë të zhvillohen normalisht.
Transferimin e pjesës së “shëndetshme” të Bankës Bujqësore tek Banka e Pireut, e njoftoi zyrtarisht Banka e Greqisë, e cila bëri të ditur se ky veprim bëhet me qëllim ristrukturimin e sistemit bankar grek dhe forcimin e stabilitetit financiar, njëherësh duke siguruar dhe mbrojtur depozitat e klientëve të Bankës Bujqësore.
Banka e re do të ketë pasuri prej 75 miliardë euro, 35 miliardë në depozita dhe 47 miliardë euro kredi. Stafi tani shkon deri në 17 000 të punësuar, ndërsa rrjeti i degëve të saj ka 1 230 zyra, me operacione në nëntë vende.
Banka e Pireut thotë se siguron të gjitha vendet e punës së punonjësve të Bankës Agrare dhe mirëpret punonjës të rinj.