E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, plagosen me thikë dy shqiptarë

SELANIK- Dy shqiptarë janë plagosur nga sulmi i një armeni, në Hanoni, Halkidiki. Dy shqiptarët ishin përfshirë në përleshje me armenin dhe u sulmuan nga ky i fundit me një thikë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Selanikut për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, njëri nga shqiptarët është në gjendje kritike, pasi ka marrë lëndime në bark, ndërsa tjetri ka plagë më të lehta në këmbën e djathtë.

Rajoni policor i Kasandrias që po kryhen hetimet mbi çështjen, ende nuk ka zbardhur arsyet që çuan në incidentin e përgjakshëm, ndërsa autori i krimit është në kërkim.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›