Sançez: Të fitojmë këtu, jashtë fushe është utopi
TIRANE- Eshtë ekipi me të cilin jemi krenuar të gjithë në Evropë, por Tirana e këtij viti nuk është më aq e frikshme. Bardheblutë do të përballen sot në mbrëmje me Spartak Tërnavën, një nga klubet më të mëdhenj të Sllovakisë, ndonëse nuk fiton një titull që prej vitit 1973, kur ajo ishte e bashkuar me Çekinë. Për Tiranën bëhet fjalë për një nga kundërshtarët më të vështirë dhe që në turin paraardhës arriti të eliminonte Zetën e Malit të Zi. Gjithsesi, në sezonet e fundit Spartak Tërnava nuk ka mundur ta kalojë dot asnjëherë turin e dytë paraeliminator, duke qenë një ekip me më pak traditë se fituesit e Kupës së Shqipërisë. Por, problemi më i madh i bardhebluve mbetet fakti se ata u krijuan paksa vonë si ekip dhe faza përgatitore nuk ka qenë nga më të mirat. Trajneri Hulian Rubio Sançez ka vetëm pak ditë që është në krye të skuadrës dhe njohuritë nuk janë aq të mira për futbollistët edhe pse një pjesë e tyre janë përzgjedhur prej tij. "Ne jemi një skuadër e krijuar thuajse krejtësisht nga e para dhe ky përbën një problem të madh. Jemi 24 orë para ndeshjes dhe unë nuk e kam vendosur ende formacionin", deklaroi trajneri spanjoll i Tiranës para gazetarëve. Ndërkohë, Spartak Tërnava ka mbërritur dje në Tiranë.
SANÇEZ
Hulian Rubio Sançez nuk ka bërë "të fortin" përpara ndeshjes së sotme, duke pranuar vështirësitë që ka Tirana për momentin apo edhe ato të skuadrave shqiptare kur luajnë në transfertë. Spanjolli kërkon që ekipi të fitojë të paktën ndeshjen e parë, në të kundërt kualifikimi do të ishte një utopi përballë një ekipi të organizuar më mirë. "Do të përpiqemi të shfrytëzojmë faktorin fushë, - deklaroi Sançez. - Qëllimi ynë është të fitojmë në ndeshjen e parë, pasi dihet që me një humbje, shpresat tona do të ishin të papërfillshme në Sllovaki. Duhet ta pranojmë që skuadrat shqiptare nuk e kanë traditë të bëjnë surpriza jashtë fushës, të paktën këtë e di mirë", shtoi trajneri spanjoll. I pyetur se kush do të luajë në sulm, Sançez pranoi se titullar mund të jetë kamerunasi Essama Etogo. "Ai është në balotazh më Balën, por të shohim". Ndërkohë, në lidhje me njohuritë që ka për kundërshtarin, Hulian Rubio Sançez ka pranuar se thuajse nuk e njeh fare atë.
"Spartak Tërnava është një ekip i panjohur për mua, nuk kam pse ta fsheh që nuk e njoh thuajse fare, përveçse asaj çfarë kam studiuar këto ditë", u shpreh ai. Ndeshja mes Tiranës dhe Spartak Tërnavës do të drejtohet nga gjyqtari rus Vladimir Kazmenko. Bardheblutë janë direkt në turin e dytë të Europa League, për shkak të formatit të ri të hartuar nga UEFA, ku fituesit e Kupës kanë një avantazh kundrejt atyre që kanë zënë vendin e dytë apo të tretë në kampionat.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)